Shkarkohet drejtori që nuk i dëshironte administratorët shqiptarë


Drejtori i Inspektoratit të tregut Stojko Paunovski shkarkohet nga posti meqë refuzoi pranimin e 35 administratorëve të cilët i takuan pas sistemimit me planin e Ministrisë për Sistem Politik.

Shkarkimin e tij e njoftoi kryeministri Zaev kurse arsyeja është se pse Paunovski u është kundërvënë mediatikisht kryeministrit dhe zv/kryeministrit Grubit.
Paunovski kohë më parë konfirmoi se nuk do të firmosë pranimin e të gjithë 35 administratorëve. Sipas tij, përgatitja arsimore e shumë prej tyre nuk përshtatet me punën e inspektorit dhe se nuk ka nevojë për administratorë që rrinë në zyrë. Nëse kryeministri s’më kupton, mund të më shkarkojë, kishte thënë Paunovski.