Për herë të parë flasin çifti kosovar që u bënë viral me video në Tik Tok


Valentina dhe Ramadani janë shumë të famshëm në rrjetin social Tik Tok, falë videove që ata ndajnë me publikun.
Ata janë të martuar tash e dhjetë vend, por harmonia dhe pozitiviteti që ata kanë, është po i njëjti si në filimet e lidhjes.

Valentina dhe Ramadani u kthyen në personazhe virale, pasi që gjatë qëndrimit në shtëpi, filluan të bënin video të cilat më pas i publikonin në Tik Tok, transmeton Reporteri.net.
Valentina thotë se bashkëshorti i saj fillimisht nuk ishte dakord, por që më vonë u bind që t’i bashkëngjitej në video.

Ajo për T7 flet edhe për përkrahjen që ia kanë dhënë si familjarët e bashkëshortit, ashtu edhe familjarët e saj.
Valentina tregon se në fillim e pengonin komentet negative të cilat i merrte, ndërsa sot nuk i bëjnë fare përshtypje.
Çifti së bashku kanë një djalë 2-vjeçar.

https://www.facebook.com/watch/?v=476907237095672