Bëhet fjalë për Dr. Senat Grboviq, 53 vjeçari nga Shkupi.
Pasi ishte infektuar nga virusi korona ai pati disa komplikime dhe si pasoj, mbrëmë ka ndërruar jetë.
Doktor Senati kohën e fundit ka punuar në një ordinancë private, kurse paraprakisht në Ndihmën e Shpejtë pranë Shtëpisë së shëndetit në Shkup.
Lajmin e kanë bërë të ditur nga Asociacioni i specializantëve dhe mjekëve të rinj.
“Humbëm edhe një kolegë. Ngushëllime për familjen e doktor Senatit”, kanë shkruar nga ky Asociacion.