Sejdini takon Bejtën, paralajmërime për investime në Gostivar

Presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Muamed Sejdini sot ka mbajtur takim me ish-kryetarin dhe mbështetësin e madh të sportit dhe futbollit në komunën e Gostivarit, Nevzat Bejta.
Në “Shtëpinë e Futbollit” u fol për gatishmërinë e Federatës së Futbollit të Maqedonisë për përmirësim të infrastrukturës në kapacitetet e futbollit në Gostivar, ndërsa i pari i FFM-së konfirmoi përcaktimin e federatës për të ndihmuar gjitha rajonet në vendin tonë.

“Në emër të Federatës së Futbollit të Maqedonisë, dua të përcjell qëndrimin tim deri te gjithë dashamirët e futbollit në Komunën e Gostivarit dhe mikut tonë të madh Nevzat Bejta, se ne si federatë gjithmonë jemi të gatshëm të krijojmë kushte për të ardhme më të mirë të futbollit në vendin tonë.
Nëse në këtë drejtim do të kemi mbështetjen e vetëqeverisjeve lokale, jemi të sigurtë se mund të sigurojmë të ardhme të bukur për sportin tonë, me theks të veçantë për futbollistët e rinjë.

Si federatë edhe deri tani kemi investuar në infratrukturë në Gostivar, dhe sigurisht se këtë do ta bëjmë edhe në të ardhmen. Bashkëpunimi me vetëqeverisjet lokale në gjithë vendin patjetër të jetë në nivel më të lartë kur janë në pyetje projekte të rëndësishme me qëllim realizimin më të mirë dhe më kualitativ të tyre”, deklaroi presidenti i FFM-së, Muamed Sejdini.

“Në rradhë të parë do të doja të përcjell urimet e mia për presidentin e FFM-së, Muamed Sejdini për zgjedhjen e tij dhe angazhimin që bën bashkë me Këshillin Drejtues për zhvillimin e futbollit në Maqedoni. Besoj se edhe bashkëqytetarët e mi të Gostivarit gëzohen në sukseset e përfaqësueses tonë dhe përmirësimin e cilësisë së futbollit në vendin tonë. Gjithashtu, besoj se bashkarisht mund të shkojmë një hap para në krijimin e infratrukturës më cilësore sportive në Gostivar.

Vlerësoj se duhet të futemi në projekte të reja për përmirësimin e infrastrukturës së futbollit, ndërsa ne sigurisht se do të mbështesim çdo iniciativë e cila do të nënkuptojë kushte më cilësore për klubet dhe futbollistët.

Gostivari gjithmonë jep futbollistë në përfaqësuese, ndërsa kjo është meritë e njerëzve të futbollit në qytetin tonë të cilët në të kaluarën kanë qenë reprezentues të shkëlqyeshëm dhe akoma vazhdojnë të ndihmojnë zhvillimin e sportit në komunën tonë“, dekaroi Nevzat Bejta