20 vjetori i lu*ftës në Maqedoni, flet ish zëdhënësi i UÇK-së në Amerikë, Gjek Gjonlekaj


Njëzet vjetori i lu*ftës së UÇK-së në Maqedoninë e Veriut, nuk harrohet as nga bashkëkombasit tanë në Shtetet e
Bashkuara të Amerikës. Me rastin e këtij përvjetori, për kontributin e mërgimtarëve tanë në SHBA ka folur Gjek Gjonlekaj, ish gazetar i Zërit të Amerikës dhe korrespodent i saj në Kombet e Bashkuara. Në vitin 2001 Gjonlekaj ka qenë zëdhënës i UÇK-së në Amerikë, kurse në një intervistë për televizionin Albtvusa, ka folur për mobilizimin e madh të diasporës sonë për të kontribuar në senzibilizimin mediatik për lu*ftën e drejtë.