Gastronomia prej nesër në mesditë do të fillojë me pr*otesta para Ministrisë së Financave, të cilat do të zgjasin derisa të plotësohen kërkesat e tyre.
Rreth 6,000 persona juridikë nga sektori turistik – hotelierik janë të përfshirë në pr*otestë, ndërsa mbështetje kanë edhe nga këndet për lojëra, asociacioni i guidave turistike dhe shumë të tjerë. Ata akoma nuk kanë marrë një letër zyrtare mbështetëse nga Oda e pavarur e hotelierisë.
Edhe në konferencën e sotme për shtyp edhe njëherë përsëritën se sektori turistik – hotelierik është në një situatë jashtëzakonisht të vështirë dhe për shpëtimin e tij është e nevojshme ndihmë serioze dhe e vazhdueshme, e cila, siç thonë ata, nuk është siguruar deri më tani.
“Për ne do të jetë e pranueshme që t’i pranojnë kërkesat tona. Është duke u paralajmëruar pakoja e gjashtë e masave, por pakoja e pestë e masave është paralajmëruar para Vitit të Ri, ndërsa e shohim se kur u miratua. Çështja nuk është thjesht të paralajmërohet diçka, por të realizohet dhe të arrihet atje ku duhet në kohë. Ne jemi në këtë situatë sepse masat nuk janë në kohë dhe pakot nuk janë krijuar siç duhet”, tha Martin Angelovski, nënkryetar i Odës turistike-hotelierie pranë Lidhjes së odave tregtare.
Sektori turistik – hotelierik kërkon ndihmë financiare të njëfishtë për të gjitha objektet e regjistruara hotelierike, ndihmë financiare të njëfishtë për objektet hotelierike të cilave tashmë një vit u është ndaluar aktiviteti i tyre kryesor dhe një moratorium ose riprogram me një periudhë grejs të huave nga bankat tregtare dhe kreditë nga Banka prë zhvillim, gjithçka derisa të fillojnë të punojnë pa kufizime.
Nga ana tjetër, agjencitë turistike kërkojnë ndihmë financiare të njëfishtë të pakthyeshme, zgjatjen e periudhës së vlefshmërisë së kuponëve të udhëtimit të parealizuar deri në dhjetor 2022 dhe kuponëve nga projekti “Shtëpia është shtëpi” të realizohen ekskluzivisht përmes agjencive turistike.
Nga qeveria paralajmëruan se po punohet në pakon e gjashtë të masave me të cilën do të mbulohen sektorët që nuk po punojnë gjatë kësaj periudhe 14-ditore kur masat kufizuese janë në fuqi.