Shkolla fillore në Bllacën e Poshtme, bëhet realitet


Fshati Bllacë e Poshtme tashmë do të ketë një shkollë të re në të cilën nxënësit do të mësojnë në kushte më të mira duke filluar nga viti i ri arsimor.
Këtë e ka bërë të ditur zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi i cili ka njoftuar për nënshkrimin e marrëveshjes mes ministrisë së Arsimit dhe komunës së Çuçer Sandevës.

Problemi shumë vjeçar i mungesës së hapësirës shkollore në fshatin Bllacë e Poshtme po shkon drejt zgjidhjes përfundimtare.
Sot u nënshkrua marrëveshja për ndërtim edhe nga ministria e Arsimit edhe nga komuna e Çuçer Sandevës.
Ky objekt është i paraparë në programin për investime kapitale të Qeverisë.
Hapi i radhës është leja për ndërtim dhe po punojmë që nxënësit vitin e ri shkollor ta nisin në shkollën e re në vendbanimin e tyre, thuhet kështu në njoftimin e Grubit.