Prania e deputetëve Bisera Kostadinovska Stojçevska nga LSDM-ja dhe Miroslav Bogdanovski nga Partia për Ripërtëritjen e Maqedonisë, të dy të infektuar me Covid 19, të cilët me maska, skafandra dhe ambulanca speciale, mbërritën në Kuvend pasdite për të siguruar kuorumin në seancën e 32 shkaktuan reagime të forta nga VMRO DPMNE-ja dhe e E majta. Kostadinovska – Stojçevska, paraprakisht e bëri publike praninë e saj në seancë në profilin e saj në Facebook, duke thënë se ajo është pozitive me Covid 19, por ndihet mirë dhe do të marrë pjesë në seancë.
Para fillimit të seancës së 32-të, e cila i parapriu seancës së 36-të, ku u miratuan ligjet nga grupi i pestë ekonomik për ndihmë për kompanitë dhe qytetarët, koordinatori i grupit parlamentar i LSDM-së, Jovan Mitrevski tha se pjesëmarrja e deputetëve është sipas protokolleve. Por në disa raste, për të treguar saktësisht sipas cilit protokoll është kjo, nuk u përgjigj.
Si të gjithë qytetarët, ashtu janë edhe deputetët. Gjithçka që ata bëjnë edhe sot është në përputhje me protokollet, me lejet, me kontrollet para se të vijnë në Parlament, me lejen e infektologëve, kjo nuk është asgjë që ne bëjmë e që të jetë në dë*m të deputetëve të tjerë. Në fakt, kjo nuk është hera e parë, kjo ndodhi edhe kur ne votuam Qeverinë e re”, tha Jovan Mitrevski, koordinator i grupit parlamentar të LSDM-së.
Sqarimi i vërtetë erdhi në rrjetet sociale, ku anëtarët e LSDM iu referuan dispozitës së 30 korrikut 2020, e cila përcakton se si mund të votojnë deputetët të cilët janë të izoluar për shkak të Covid 19 . Koordinatori i grupit parlamentar të VMRO DPMNE, Nikolla Micevski, thotë se protokoll i tillë nuk ekziston dhe kjo do të thotë që deputetët e shkelin ligjin dhe do të rre*zikojnë shëndetin publik, duke njoftuar se do të kërkojnë përgjegjësi pe*nale.
Me këtë qëndrim, jeni subjekt i përgjegjësisë ligjore dhe përgjegjësisë penale, jo vetëm ju dhe personat e ngarkuar me sigurinë nga Ministria e Brendshme që lejuan të hyjnë në Parlament personat pozitiv me vendim për izolim”, pohoi Nikolla Micevski, koordinator i grupit parlamentar të VMRO DPMNE.
Kjo është vepër penale për të cilën nuk vlen imuniteti i tyre. Siç dihet që Zaev i sakrifikon shërbëtorët dhe realizatorët e tij, unë ju rekomandoj këtyre kolegëve, nuk dua të jem në lëkurën tuaj kur të bie ky regjim hibrid, sepse ju do të jeni të parët që do të futeni në bu*rg për krime kundër shëndetit të njerëzve”, tha Dimitar Apasiev, deputet i së Majtës.
Mediat nuk arritën të marrë qëndrim nga Inspektorati sanitar dhe shëndetësor, por edhe nga Ministria e Brendshme, nëse me këtë procedurë të deputetëve janë shkelur vendimet e deputetëve për izolim me daljen e tyre nga shtëpitë.