Pak muaj më parë ylli turk me origjinë shqiptare, Can Yaman propozoi për martesë prezantuesen e njohur italiane, Diletta Leotta.
Ai i bëri një propozim për martesë në qiell partneres së tij. “Diletta dëshiron të martohesh me mua? Të dua, Can”, shkruhej në pamjet e publikuara në rrjet nga propozimi i aktorit.
Teksa të gjithë prisnim dasmën, mediat turke dhe italiane kanë raportuar se çifti po kalojnë një krizë. Prezantuesja Leotta është shfaqur në publik pa unazën që i ka dhuruar Can, ndërsa nuk gjendet më në Instagram, pasi e ka mbyllur.
Delota nuk u është përgjigjur pasi është pyetur nga gazetarët dhe kështu aludimet janë janë forcuar edhe më shumë.