Lulzim Ismaili nga Tetova shpallet kampion i Evropës në WBF


Boksieri tetovar, Lulzim Ismaili doli fitues në spektaklin e boksit në Tetovë, duke mundur boshnajkun Jasmin Taranoviq, me nokaut teknik në raundin e katërt. Në fakt bishnjaku Taranoviq, në përfundim të raundit të katërt, pas disa nokdauneve në të cilat u gjetë më parë, nuk mundej të vazhdojë përballjen, duke dorëzuar rripin e kampionit të Evropës në peshat e mesme. Për boksierin tetovar, kjo është fitorja e 6-të në ringun profesionist, ndërsa synimi kryesor i Lulzim Ismailit është inkuadrimit në mesin e 100 boksireve më të mirë profesionist të botës.