Përcillet sot për në banesën e fundit Princi Philip


Princi Philip, i cili u nda nga jeta në moshën 99-vjeçare në 9 Prill, do të përcillet sot për në banesën e fundit. Më shumë se 730 anëtarë të forcave të arm*atosura do të merrnin pjesë në funeral, por për shkak të rregullave të Anti-Covid, të pranishëm do të jenë vetëm 30 persona më të afërmit e Dukës së Edinburgut.

Varr*imi ceremonial mbretëror do të transmetohet në mediat britanike dhe do të fillojë pas një minutë heshtje kombëtare në orën 15:00. Pallati Buckingham tha se planet e varr*imit ishin modifikuar për të marrë parasysh udhëzimet e shëndetit publik.

Varr*imi do të bëhet tërësisht brenda ambienteve të kalasë dhe nga publiku është kërkuar që të mos mblidhet atje ose në rezidencat e tjera mbretërore. Të katër fëmijët e Mbretëreshës dhe Dukës,  Princi i Uellsit, Princesha Mbretërore, Duka i Jorkut dhe Earl of Wessex si dhe tetë nipërit e mbesat e tyre  do të jenë të pranishëm, por asnjë nga stërnipërit e tyre të rinj.