Dua Lipa s’di të ndalet me punën e palodhur dhe arritjet e saj, ndaj shumë shpejt ka ngjitur majat duke bërë që emri i saj të njihet në të gjithë botën dhe na ka bërë të gjithëve krenarë. Prej shumë kohësh ajo qëndron në top listat botërore duket sukseset e saj s’kanë të ndalur. Përmes një postimi në Instagram ajo ka bërë të ditur se së fundmi ka fituar një çmim të rëndësishëm në “Latin American Music Awards” si ‘Favorite Artist- Crossover’. Dua u shpreh tejet e lumtur për këtë sukses ku dhe i falenderoi të gjithë.
Kujtojmë se këngëtarja shqiptare u vlerësua si “mbretëresha e karantinës” pas suksesit që pati me albumin “Future Nostalgia”, i cili u publikua në një kohë që e gjithë bota ishte në izolim total. “Future Nostalgia”, shënoi një tjetër sukses duke bërë që të renditet në vendin e parë përsa i përket albumeve më të shitur në Mbretërinë e Bashkuar dhe për vitin 2021 janë shitur plot 68.926 kopje.
Këtë lajm e bëri të ditur vetë Dua, ku nëpërmjet një postimi në InstaStory ku është shprehur shumë e lumtur për këtë arritje të sajën. Ajo po ashtu ka treguar se do të këndojë në eventin e organizuar nga “Elton John AIDS Fountation” për t’ju ardhur në ndihmë të rinjve me HIV.
“U trondita kur mësova se ka 1600 raste të reja me HIV tek të rinjtë çdo ditë, kështu që ju lutem bashkohuni me mua në rritjen e ndërgjegjësimit në mënyrë që t’i japim fund stigmës së HIV së bashku!“, ka shkruar këngëtarja shqiptare