Ylli i NBA-së, Lebron Xhejms ka zbarkuar në Los Anxhelos, ku pritet të vë firmën në kontratën me skuadrën e Los Anxhelos Lejkers. Ditë më parë, Xhejms informoi skuadrën e Klivlend Kavalirs se nuk do të firmos kontratën e re, me çka bëri më dije se nga 1 korriku do të jetë basketbollist i lirë. Skuadrat që luftojnë për firmën e Lebron Xhejmsit janë edhe Filadelfia e Hjustoni, ndërsa gjatë ditës së sotme ose nesër, do të mësohet nëse Lebron Xhejms do të firmos me Los Anxhelos Lejkers.