Xhaxhai i muzikantit shqiptar, Eduart Deka bën thirrje në emisionin “Shqipëria live” për ndihmë, pasi pretendon se nipi është dhu*nuar vazhdimisht në bu*rgun grek ku vuan dën*imin.
Eduarti është dën*uar me 15 vite bu*rg për vje*dhje. Ai ndodhet në bu*rg prej gati vite e gjysmë, në bu*rgun e Koridall, në Greqi.
Sipas Riza Dekës, gjendja e Eduartit është kritike. “Kam 1 muaj që kam folur për herë të fundit. Më tha jeta ime është në fije të perit. Ka këmbën e thyer, e ka me hekura. Tani që flasim ka 24 orë në spital. Ndaj tij është kryer vazhdimisht dhu*në. Nuk e di kush e ka rr*ahur, ai nuk tregon.
Ka kërkuar disa herë ndihmë, ka thënë më çoni te një doktor të bëj ekon e kokës. I kanë thënë duhet bërë operimi por këtu nuk ka mjek për ta bërë. 90% e trupit të tij është paralizuar, nuk mund të lëvizë”. Xhaxhai thotë se nëse nuk ndërhyhet, nipi i tij 35-vjeçar mund të vde*së.
Avokati Alban Duraj, tregon për “Shqipëria live” se rasti i Eduartit është “një ndër mijëra rastet që i kanë ndodhur shqiptarëve në burgjet greke”.
Sipas tij, shteti shqiptar duhet të ndërhyje dhe të mbrojë interesat e shtetasve të vet. “Shteti ynë në Greqi nuk ka bërë punën e vet, të mbrojë interesat e qytetarëve të saj.
10 shqiptarë janë raportuar se kanë humbur jetën në bur*gjet greke në 2019, por janë shumë më shumë, aq janë deklaruar. Shteti ynë nuk bën asgjë për të mbrojtur këta qytetarë. Duhet të reagojë ambasada. Sado që të marrë një avokat grek zotëria, ai nuk mund t’ia mbrojë ineteresat, në shtetin grek diskr*iminohen emigrantët.
E drejta e jetës, e drejta e mjekimit, janë të papranueshme, është komplet shkelje. Është e papranueshme dhu*na ndaj një të dën*uari”.