Shtëpia e modës Louis Vuitton është kthyer në qendër të vëmendjes këtë javë pasi ka krijuar një koleksion çantash që është në formën e një… aeroplani. Ky koleksion u prezantua në Paris në janar dhe tani del në dyqane.
Drejtori krijues i Louis Vuitton Virgil Abloh, i cili është gjithashtu themeluesi i markës Off-White, doli me një çantë në formën e një aeroplan që shitet me 39,000 dollarë.
Abloh njihet për eksperimentimet e tij. Vitin e kaluar ai krijoi një cantë të mbushur me arushë të vegjël. Abloh, megjithatë, nuk është i parë që doli me çanta në formë të çuditshme, një mënyrë që ndjekin shtëpiat e modës për të tërhequr vëmendjen më shumë sesa të bëjnë shitje.
Çanta “Hektor” e stilistit amerikan Thom Browne, e cila është në formën e një qeni, është kthyer në një trend dhe kushton nga 26.000 dollarë në 30.000 dollarë për ato që e duan me lëkurë krokodili.