Pulomologut Ibrahim Hoti, i cili u dërgua mbrëmë në mbajtje, meqenëse në një video të publikuar në media shihet duke mos i ofruar ndihmë shëndetësore një qytetari, i është rënduar gjendja shëndetësore, shkruan Express.
Raportohet se i njëjti është duke marr tretman mjekësor në Emergjencën e Podujevës. Shkaku i rastit, ai është duke u përballur me tension të lartë dhe gjendje të rënduar psiqike.
Ndërkohë, kolegët e tij janë duke pro*testuar dhe po kërkojnë lirimin e tij.
Ndryshe, pulmologu Ibrahim Hoti, dëgjohet në një video, teksa nuk iu ofron shërbime qytetarëve.
E tërë kjo me arsyetimin se tashmë është bërë ora 15:05 minuta, ndërsa ai kishte përfunduar orarin në ora 15:00.
Pas publikimit të kësaj videoje, ai është suspenduar nga puna dhe është dërguar në mbajtje.