Pas thashethemeve që kishin nisur prej javësh, Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez kanë konfirmuar se ata i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Në një deklaratë të dhënë ekskluzivisht për “Todey” Lopez dhe Rodriguez konfirmuar thashethemet, duke deklaruar: “E kemi kuptuar që jemi më mirë si miq dhe mezi presim të mbetemi të tillë. Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku dhe të mbështesim njëri-tjetrin në bizneset dhe projektet tona të përbashkëta. I urojmë më të mirën njëri-tjetrit dhe fëmijëve e njëri-tjetrit”.