Heroi i heshtur i Tetovës


Heroi i heshtur i qytetit tonë të Tetovës është padyshim dr.Halil Ismaili.

Situata me pandeminë padyshim ka sjellë në sipërfaqe ata të cilët shoqëria i kishte haruar. Në mesin e mantellbardhëve që po vetsakrifikohet është edhe dr.Halil Ismaili, mjek në qendrën klinike në Tetovë, repartin infektiv.

Dr.Halili është heroi heshtur e pa emër i qytetarëve të Tetovës, i cili për asnjë moment nuk ju nda repartit duke u gjendur në krah të qytetarëve të cilët po përballen me armikun e padukshëm ashtu siç po përballet i gjithë njerzimi me Kovid 19. Së fundmi shoqata e mjekëve maqedonas ndau pllaketa për mjekët por në këtë listë nuk ishin dr.Ilir Demiri dhe Armend Cana që të dy mjek në repartin infektiv në Shkup. Por Tetova pavarësisht kësaj ju dha një pllaketë shpirtërore si mjekëve tjerë ashtu dhe Dr.Halil Ismaili i cili mbetet heroi i qytetit të Tetovës, një hero pa emër.