Latifi – Zana Avdiut: Je injorante në fushën e religjionit, mos ndërhy në fusha që nuk i njeh


Profesori Blerim Latifi ka polemizuar me aktivisten Zana Avdiut në lidhje me rolin e gruas në shoqëri.
Në emisionin Pressing në T7 po flitet për gjuhën e përdorur ndaj gruas nga disa persona publikë në emisione.
Avdiu dhe Latifi polemizuan në lidhje me interpretimin e rolit të gruas nga religjioni.

Avdiu kritikoi interpretimin e fesë nga ana e Latifit.
“Po shohim interpretime të egra të fesë”, tha ajo duke aluduar në fjalimin e mëhershëm të Latifiit.
Këtu reagoi Latifi i cili tha se Avdiu nuk qëndron në të njëjtën shkallë të dijes me të në këtë temë.
“Nuk besoj që ti e njeh filozofinë religjioze. Ti nuk e ki as kualifikimin elementar për të folur për këto gjëra. Nuk marrë mësime nga një injorante. Je injorante në fushën e religjionit, mos ndërhy në fusha që nuk i njeh. Mund të më flasësh për të drejtat civile të grave deri në fund. Por nuk lejoj të më flasësh për këto punë”, tha ai.

Ndërkohë Avdiu ia ktheu Latifit.
“Nuk dua të merrem me këto. Nuk je ti autoritet final për të më treguar për cfarë mund të flas”, tha ajo.