Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe deklaroi sot se numri i personave të infektuar me Kovid-19 po shënon ulje, kjo sipas tij vjen si rezultat i masave anti-Kovid. Vaksinimi po rrjedh mirë, deri më tani janë vaksinuar afro 30 mijë qytetarë.
“Këtu në sallën Boris Trajkovski” sot përfundon vaksinimi i grupeve kritike dhe prej nesër vazhdon vaksinimi i personave të tjerë”, tha Filipçe.