Flokët u bien të gjithëve, nuk është çudi.
Në disa raste, rënia e flokut i atribuohet ndryshimet të stinëve, e në disa të tjera mungesës së vitaminave.
Megjithatë, në këtë artikull do të mësoni për arsye të tjera shumë herë më befasuese të rënies së flokëve.
Medikamentet: Shumë medikamente siç janë holluesit e gjakut, solucionet kundër akneve të pasura me vitaminë A, ilaçet kundër artritit, depresionit, për zemrën dhe tensionin kanë efekte anësore.
Një prej këtyre efekteve është rënia e flokut.
Lindja e një fëmije: Pas lindjes së fëmijës, nëna humbet shumë flokë për shkak të stabilizimit të hormoneve.
Rënia e flokut ndalon 3-6 muaj pas lindjes.
Mungesa e hekurit: Rënia e niveleve të hekurit ndikon tek shëndeti i flokut.
Nëse në organizëm keni pak hekur atëherë do ju bien flokët, thonjtë do të jenë të brishtë, lëkura e verdhë e rrahjet e zemrës të shpejta.
Stresi: Stresi e plogështon sistemin imunitar.
Shqetësimi dhe ankthi pengojnë rritjen e flokut dhe nxit rënien e tij gjatë krehjes.
Larja e flokëve
Përdorimi i tepërt i solucioneve të larjes së flokut, krehja, fërkimi gjatë dhe pas larjes me peshqir nxit rënien e tij.
Tharëset: Tharëset e instrumenteve të tjerë për dhënien e formës së flokut, llaku, boja e të tjerë kanë ndikim në shëndetin e flokut. Domosdoshmërisht, floku do të bëhet i brishtë e do të këputet më lehtë.
Sëmundjet: Besojeni ose jo, rënia e flokëve është një simptomë e përbashkët e 30 sëmundjeje, përfshirë ato që rrezikojnë tiroiden apo imunitetin.
Njeriut i bien flokët edhe kur është me grip, ka temperaturë apo një infeksion.
Duhani: Flokët nuk janë imunë ndaj duhanit.
Toksinat tek tymi i duhanit ka një ndikim të fortë tek floku duke penguar rritjen dhe nxitur rënien e tij.
Çrregullimet me të ngrënin: Anoreksia dhe bulimia janë dy nga çrregullimet më të forta të të ngrënit.
Ato manifestohen edhe me rënien e flokut sepse trupi nuk merr ushqyesit e nevojshëm.
Këto çrregullime mendore duhen trajtuar nga një mjek profesionist.