Qeveria kërkon gjendja e krizës të vazhdojë deri më 31 dhjetor


Në seancën e sotme të Qeverisë, është miratuar propozim-vendimi për vazhdimin e gjendjes së krizën në territorin e Maqedonisë së Veriut.
Ky propozim-vendim do t’i dorëzohet edhe Kuvendit për procedurë të mëtutjeshme.

“Me propozim të Komitetit për koordinim dhe menaxhim të sistemit të menaxhimit të krizave, në seancën e sotme Qeveria e ka vërtetuar propozim-vendimin për miratim të vazhdimit të gjendjes së krizës në territorin e Maqedonisë së Veriut, me të cilin propozon që Kuvendi të miratojë vazhdimin e afatit për ekzistim të gjendjes së krizës deri më 31 dhjetor të vitit 2021 dhe ka sjellë vendim që këtë propozim ta dorëzojë në Kuvend”, njoftojnë nga Qeveria.