Xhaferi uron besimtarët muslimanë me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit


“Më paraqet nder që në emrin tim dhe në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut t’ju uroj ditën e parë të Ramazanit, muajit të shenjtë të solidaritetit kolektiv, muajin e pastrimit shpirtëror dhe trupor të mendimeve tona, të trupit dhe zbulimit të vlerave të vërteta të qenies së virtytshme njerëzore e cila ka respekt ndaj secilit që është i njëjtë por i ndryshëm prej tij, sepse para së gjithash, është njeri. Fryma e solidaritetit, begatitë që i sjell festa, fjala e ngrohtë dhe veprat humane le të vendosen në shtëpitë tona, në zemrat tona jo vetëm këtë muaj por, le të rrezatojnë gjithmonë dhe gjithkund ku ka nevojë për këtë, jemi njerëz dhe të vetëm jemi të dobët, bashkë, mundemi shumë”, thekson Xhaferi.

Ai në urim shpreh keqardhje që edhe këtë Ramazan për fat të keq vazhdojnë rekomandimet për mbrojtjen e shëndetit tonë dhe shëndetit të të afërmve tonë nga virusi KOVID-19 dhe e di se kjo në masë të madhe e çrregullon mënyrën tradicionale të shënimit të këtij muaji.