VMRO-DPMNE ka vendosur që të tërheq amendamentet në Ligjin për shtetësi. Këtë e ka bërë të ditur koordinatori i grupit parlamentar Nikolla Micevski në një konferencë për shtyp.
“Ne si deputetë të VMRO-së dhe Koalicionit, të vetëdijshëm për mungesën e dëshirës për zgjidhje të shpejtë, por edhe për momentin kritik në të cilin gjendet Maqedonia, qytetarët dhe ekonomia, do të tërheqim të gjitha amendamentet në Ligjin për shtetësi me qëllim që të votohet pakoja e masave për ndihmë të qytetarëve dhe ekonomisë”, ka thënë Micevski.