Krerët e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, Ziadin Sela dhe Afrim Gashi kanë vlerësuar si pozitiv takimin e sotëm me kryeministrin Zoran Zaev dhe kanë konfirmuar se ka pasur sukses për zgjidhjen e problemit me shtetësinë. Ata thanë se kjo dëshmon edhe një herë që nëse ke qëndrime të argumentuara arrihet sukses. Pjesa më e madhe thanë se është dakorduar dhe se deri në fund të javës paralajmërojnë se do të përpilohet edhe teksti i propozim ligji konkret.
“Sot bashkë me Afrim kishim takim me kryeministrin për të diksutuar në lidhje me atë për të cilën jeni informuar në opinion. Dhe takimi është mbajtur në lidhje me shtetësië, në lidhje me gjetjen e një zgjidhje për shtetësinë. Mund të them se jemi në rrugë të mirë që ëtë gjejmë një zgjidhje të një problemi i cili daton 3 dekada”, tha Sela.