Gjatë ditës së sotme pritet të realizohet takimi në mes kryeministrit Zoran Zaev dhe liderëve të opozitës shqiptare, Ziadin Sela dhe Afrim Gashi për çështjen e shtetësisë. Kryeministri Zaev ditë më parë e kishte paralajmëruar takimin, duke shpresuar se do të gjendet zgjedhje me opozitën shqiptare.
aev ka shtuar se dëshmitarët nuk janë zgjidhje për marrjen e shtetësisë, por do të precizohen rreth 10 deri 15 kushte të theksuara në mënyrë taksative. Me plotësimin e njërit kusht, ashtu si në vitin 2004-2005, kryeministri Zaev shpreson se pjesa më e madhe e atyre qytetarëve do të mund të marrin shtetësi. Zgjidhja sipas kreut të Qeverisë do të kërkohet në eliminimin e pengesave të deritanishme ligjore dhe procedurale.