Pas shitjeve zhgënjyese të serisë Galaxy S20 vitin e kaluar, Samsungu u kthye përsëri me modelin Galaxy S21. Është raportuar se Galaxy S21 kaloi me shitje modelin S20 në Shtetet e Bashkuara, dhe shitjet kanë qenë 30% më të larta në Korenë e Jugut. Fitimet e kompanisë në vitin 2021 gjithashtu tregojnë se pasi shitje të mëdha të modelit Galaxy S21. Sidoqoftë, kompania ende duket se ka një problem të madh në segmentin e smartphoneve, veçanërisht që nga lansimi i modelit iPhone 12.
Sipas një raporti të ri nga kompania e hulumtimit të tregut “Counterpoint Research”, kishte vetëm dy pajisje Galaxy në listën e 10 smartphoneve më të shitur në botë për janarin e vitit 2021. Galaxy A21s ishte në pozitën e shtatë, ndërsa Galaxy A31 ishte në vendin e nëntë.
Apple ka gjashtë smartphone në listë, përfshirë katër vendet e para. iPhone 12 ishte smartphone më i shitur në botë, ndërsa iPhone 12 Pro Max, iPhone 12 Pro, iPhone 11, iPhone 12 mini dhe iPhone SE 2020 u renditën përkatësisht të dytët, të tretët, të katërt, të tetë dhe të dhjetë.
Edhe Xiaomi doli më mirë se Samsungu në tregun global të smartphoneve. Modelet Redmi 9A dhe Redmi 9 ishin smartphone të pestë dhe të gjashtë më të shitur në botë në janar 2021. Pavarësisht se Xiaomi mungon në tregun e smartphone të Amerikës së Veriut, telefonët e saj renditen më mirë se sa ata të Samsungut. Dhe kjo tregon se sa serioz është problemi për gjigantin e smartphoneve të Koresë së Jugut. Xiaomi duket se gradualisht po i merr pjesën e tregut të Samsungut në Lindjen e Mesme dhe Afrikë.