“Drejtësia” s’do marrëveshje me sopotasit


Ministria e Drejtësisë nuk pranon marrëveshje me ish të dënuarit në arr*ati për rastin “Sopoti”. Burime të mediave bëjnë të ditur se më 7 dhe 9 prill, përfaqësues të ministrisë së Drejtësisë i janë paraqitur avokatit të shtetit, përfaqësues i lëndës në Gjykatën Civile se nuk kanë interes për marrëveshje dhe se Avokati i Shtetit bashkë me palën e tyre mund të vazhdojë procedurën gjyqësore.

Nga ministria e Drejtësisë, nuk kishin koment për këtë informacion, por thonë shkurt se procedura është në vijim e sipër. Në rast se përgjigja e dikasterit të Drejtësisë rezulton e vërtetë, ashtu siç pretendojnë burime nga institucioni Avokati i Shtetit, shpresa e Sopotasve të dënuar në arrati për të marr dë*mshpërblim shuhet në këtë fazë pasi paraprakisht edhe Qeveria ishte deklaruar se nuk pranon marrëveshje dhe kërkojnë që procedura të zhvillohet në gjyq.

Në grupin e dytë të Sopotasve përfshihen ish të dë*nuarit në mungesë: Selman Jahiji, Bashkim Ukshini, Afrim Ukshini dhe Musa Klaiqi të cilët si shpagim për dë*mtimin e integritetit personal dhe familjar kërkojnë dë*mshpërblim prej 48 milion denarësh. Kërkesa e tyre për marrëveshje të drejtpërdrejtë me ministrit e Drejtësisë, Bojan Mariçiq kishte ardhur pas refuzimit të kërkesës për marrëveshja nga Qeveria. E njëjta ishte dorëzuar në adresë të këtij dikasteri më 15 mars.

Në rast se palët vendosin që procedura të vazhdon në gjyq, e njëjta mund të zvarritet me vite dhe parashikon kosto të lartë materiale.
https://www.youtube.com/watch?v=nf697Id4LSA