Honoraret e fshehta të Qeverisë – Antikorr*upsioni hap lëndë, do t’i kërkojë dhe publikojë emrat e atyre që marrin para nga Buxheti i Shtetit


KSHPK ka hapur rast për honorarët qeveritar, do t’i kërkojë emrat e tyre
Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korr*upsionit (KSHPK) ka hapur he*tim në lidhje me honorarët qeveritar, emrat e të cilëve nuk janë zbuluar, informon kryetarja e KSHPK-së, Biljana Ivanovska, duke shtuar se do t’i kërkojë emrat e tyre.
Të gjitha pagesat e mjeteve buxhetore, theksoi ajo, duhet të jenë publike sepse buxheti mbushet nga dhëniet publike. Sipas saj, është shumë e gabuar të fshihet qëllimi dhe kujt i bëhet pagesa.

“Atë që e morëm deri tani si informacion vërejtëm se të gjitha pagesat janë kryer përmes Agjencisë për të drejta autoriale. Parashtrohet pyetja nëse aq shumë vepra autoriale i duhen Qeverisë, nga njëra anë, nga ana tjetër nëse analizat janë vepër autoriale sepse në ligjin për të drejta autoriale nuk qëndron se analizat janë vepër autoriale, qëndron në dokumentet e shkruara, por është një term i gjërë. Vetë Ligji për të drejta autoriale tregon se veprën autoriale duhet ta marrë opinioni. Sipas meje jo vetëm që është dashur të tregohen fytyrat, por është dashur edhe vetë veprat autoriale të jenë të qasshme”, sqaroi Ivanovska.

Kryetarja e KSHPK-së u kthye në rekomandimet e GREKO-s për të cilat në mënyrë më transparente të publikohen dhe të lehtësohet qasja deri te informacionet publike, për të gjithë njerëzit e angazhuar në Qeveri për ç’farëdo arsye.

“Kur kemi kryer revizion në Qeveri para më shumë se 10 vjet kemi pasur edhe gjetje se Sekretariati i përgjithshëm i Qeverisë është shërbim që duhet t’i shërbejë Qeverisë”, tha mes tjerash Ivanovska.
Ajo konsideron se Enti Shtetëror për Revizion duhet të bëjë çdo vit revizion financiar të Qeverisë.
“Duhet në mënyrë racionale t’i shpenzojmë mjetet buxhetore”, theksoi Ivanovska.