Një mërgimtar është befasur keq sot nga persona të panjohur. Dikush ia ka ngjyrosur veturën në parking. Këtë e ka bërë të ditur vetë mërgimtari, Xh.Rr për Gazetën Express.
Mërgimtari tha se që tri dekada jeton në Europë ndërsa në Kosovë ka ardhur për t’i kaluar pushimet.
“Desha të ju informoi për një befasi që më priti në parkingun e Lagjes Apollonia ku edhe banoj,sot në ora 16:15 më 30.06.18.Gjeta automobilin të mbuluar me ngjyrë. Nuk e di a ndodhi kjo nga moskujdesja e dikujt apo qe e qellimshme.S idoqoft është një dëshmi për mentalitetin dhe ndërgjegjen tonë Kosovare”, tha ai.