Besimi: Korridori 8 është një nga projektet strategjike në infrastrukturën e vendit


“Korridori 8 është një nga projektet strategjike në infrastrukturën e vendit dhe vendin do ta bëjë më konkurrues”, thotë ministri i Financave, Fatmir Besimi. Por i pyetur se kur pritet që ligji për korridorin 8 të shkoj në Kuvend, ministri Besimi tha se pas nënshkrimit të memorandumit dhe aprovimit në seancë Qeveritare dhe në dinamikë të shpejtë do të realizohen punimet, por pa specifikuar se kur ligji do të arrijë në Kuvend.

“Korridori 8 është një nga projektet strategjike në infrastrukturën e vendit dhe do ta bëjë më konkurrues. Do të ndihmojë edhe në ekonominë e vendit. Sa i përket projektit konkret, ashtu siç do të jenë nivelet e standardeve ndërkombëtare, për sigurinë e transportit po ashtu edhe për mbrojtjen e mjedisit. Do të financohet nga buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Pasi u nënshkrua memorandumi në Qeveri. Paraprakisht u aprovua në seancën e Qeverisë dhe tani institucionet e vendit duhet të shohin cila është forma më e përshtatshme dhe në dinamikë sa më efikase të realizohen edhe fazat tjera që të mundet projekti pastaj sa i përket ligjit që të mund projekti të realizohet në një fazë relativisht të shpejtë”, tha Fatmir Besimi – Ministër i Financave.