Reshjet e borës bllokojnë rrugën Gostivar-Kërçovë dhe anasjelltas


Për shkak të reshjeve të dobëta të dëborës është bllokuar rruga Gostivar-Kërçovë në qafën malore Strazhë duke shkaktuar kolona të gjata të makinave.

Dyshohet se rruga është bllokuar për shkak se shumica e vozitësve me kalimin e afatit për pajisjet dimërore, tashmë kanë ndërruar pneumatikët e dimrit duke vendosur pneumatikë për kushte verore. Si rrjedhojë shumë makina kanë ndaluar shpejtësinë ose kanë ndaluar plotësisht vozitjen pasi mbetjet e dëborës në rrugë paraqesin problem në manovrimin e makinave.

https://www.youtube.com/watch?v=i-55nL3GOJY&feature=emb_err_woyt