Kryetari i Komunës së Çairit mirëpriti në takim ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar, znj. Rachel Galloway

Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu mirëpriti sot në takim pune ekselencën e saj, ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar në vend znj. Rachel Galloway. Kreu i Çairit, Ganiu i prezantoi ambasadores projektet e realizuara deri më tani, fokusin strategjik të Komunës së Çairit në periudhën në vijim, sfidat e funksionimit dhe masat e ndërmarra për senzibilizimin dhe rritjen e nivelit të sigurisë publike në periudhën e ballafaqimit me pandeminë e virusit Covid 19.

Ai, poashtu faleminderoi ambasadoren Galloway dhe Ambasadën Britanike për përkrahjen e vazhdueshme në drejtim të realizimit të shumë projekteve në shërbim të së mirës së përgjithshme, në veçanti projekteve për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm. Ambasadorja Galloway faleminderoi kryetarin Ganiu për mikëpritjen dhe shprehu qasjen konstruktive të Mbretërisë së Bashkuar për përforcimin e kapaciteteve lokale për perspektivë më të madhe zhvillimore.

Pas takimit, kryetari Ganiu dhe ambasadorja Galloway ndoqën edhe prezantimin e aktiviteteve të realizuara nga Ekipi për Veprim në Komunitet i Komunës së Çairit, projekt i implementuar nga organizata Center for Common Ground dhe i përkrahur nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar!