Atdheu rikthehet në Për’puthen: Më kishte munguar…


Atdheu është rikthyer në studion e Përputhen puntatën e sotme. Fjalët e tij të para ishin se “i kishte munguar studio”.

Menjëherë pas hyrjes së tij, produksioni dha pjesë nga sherri me Antonelën.
“Unë u largova atë ditë se kisha një rast vdekje, unë erdha këtu që mos dilja frikacak, por pastaj këtu u bënë shumë debate ofenduese, dhe ika. Por që erdha të flas me Antonelën për debatet që ndodhin”, tha Atdheu.

“E vlerësoj që Atdheu vjen këtu, dhe aq më tepër për të folur me Antonelën, pavarësisht konflikteve apo zënkave, është e vështirë të krijosh marrëdhënie në jetë. Njeriu harxhon tërë jetën dhe ndoshta nuk e gjen personin e duhur. Për zënka e debate nuk ja vlen të prishet gjithçka,” tha opinionisti Arjan Konomi.