Deputeti suedez uron Vjosa Osmanin: Do të jetë emocionuese ta ndjekim punën e saj

Deputeti suedez, Magnus Jacobsson, i është gëzuar lajmit për zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente e Kosovës.
Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka shkruar se do të jetë emocionuese të ndiqet puna e saj.
“Dëshiroj ta përgëzoj presidenten e sapo zgjedhur të Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu. Presidentja e dytë femër e Kosovës”.

“Ata që më ndjekin e dinë që zhvillimi në Ballkan është afër zemrës time”.
“Osmani-Sadriu është avokate dhe ka premtuar të punojë kundër korrupsionit. Do të jetë emocionuese ta ndjekim punën e saj”.
“Kosova është një demokraci e re, prandaj është jashtëzakonisht e kënaqshme për të parë që edhe një herë keni arritur të zbatoni një ndryshim të pushtetit në një mënyrë demokratike”.