Agjencia për Ushqim dhe Veterinari ka lëshuar urdhër që përzierja e perimeve të ngrira “Sani fantasy – Royal Mix”, që importohen nga Serbia, të largohet nga tregu në të gjitha shitoret.
Arsye për këtë është pasi në këtë produkt që e importon “KAM DOOEL” është gjetur mi.
“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë për shkak të dy*shimit për kontaminim fizik, prani e një trupi të huaj – miut në përzierje perimesh të ngrira “Sani fantasy – Royal mix” me origjinë nga Republika e Serbisë, e importuar nga KAM DOOEL, Agjencia e ushqimit dhe veterinarisë lëshoi urdhër për ndalesë të shitjes së këtij produkti dhe tërheqjen e produktit nga raftet e këtij marketi”.
“Është lëshuar urdhër për operatorin e ushqimit të bëj kontroll të këtij produkti ku është i plasuar në të gjithë territorin e vendit. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë u bën thirrje konsumatorëve në qoftë se kanë blerë një produkt të tillë, ta hapin pakon para se ta konsumojnë dhe nëse gjejnë ndonjë gjësend ta kthejnë produktin në vendin ku e kanë blerë dhe ta lajmërojnë rastin në agjencinë e ushqimit”, thuhet në njoftimin e AUV.