Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati ka shkruar një status tejet ofendues pas zgjedhjes së Vjosa Osmanit si presidente e shtetit.“Gjithmonë më ka pëlqyer shumë satira e Faik Konicës.
Në një shkrim të botuar në ‘ Gazeta Dielli’ mes tjerash gjeta këtë përshkrim satirik të Konicës (për një ish zyrtare të lartë të Stambollit) që sonte më bëri të qesh me lot:
“…një fshatarake me një bark si kadë e me këmbë si magje, me një palë duar të trasha e të pjekura, e me një fytyrë të fryrë e të kuqe si piper t’Ohrit””, ka shkruar ai në status.