Mbrëmjen e sotme, emisioni “Dua të të bëj të lumtur” transmetoi historinë e dhimbshme të Rajmondës, një 26-vjeçare e cila dhu*nohej prej vitesh nga bashkëshorti.
Ai i kishte thyer dhëmbët, i kishte shkaktuar epilepsi nga go*ditjet e shumta dhe i kishte hequr asaj dëshirën për të jetuar.
Bashkëshorti e dhu*nonte vazhdimisht dhe pasi duroi gjatë, ajo vendosi më në fund të ndahej. Mirëpo, për hir të vjehrrës që e kishte shpëtuar shumë herë nga duart e djalit të saj dhe nga vd*ekja, Rajmonda kishte vendosur të mos e de*nonconte atë.
“Më pati thyer telefonin edhe nuk i ishte dj*egur ekrani. Mora mamin në telefon, djali i vogël e pa. Më tha s’kam fjetur fare sepse tërë natën ka qëndruar te dera duke më mbrojtur mua, më ka fshehur thi*kat. Djali i vogël qante. Shumë. Pafund. I thoshte vjehrra mos se është gjynah, mos se i çove fëmijët në tr*aumë por ai edhe më shumë.
Vinte vjehrra, erdhi dy tri herë. Vjehrra e shkretë ka fjetur te dera. Fli te krevati im se unë do rri te dera që të mos të t’mbysi ty, më tha. Kur iku fshehu thi*kat. Pastaj mori vjehrra më coi te krevati i saj, më tha merre dhe djalin që të mos sëmuret. Isha shumë keq, më tro*nditej trupi, kisha ethe.
Vjehrra s’kishte ku të më çonte se ishte dhe natë. Mbajta mend numrin e mamit, e mora… i thashë nuk e di si do bëj por jam shumë keq, m’u shkrep hemorragji. Më çuan në spital. Më thanë shko de*noncoje por më vinte keq për vjehrrën se me mijëra herë më ka shpëtuar jetën”- tregoi Rajmonda mes lotësh, teksa rrëfimi i saj përloti edhe moderatoren e emisionit, Arbana Osmanin.