Nëna të dashura, fëmijët kanë nevojë për mikrobe, jo për antibiotikë!


Dakord, është e rëndësishme t’i lani duart. Është shumë e rëndësishme gjatë sezonit të ftofjeve e gripit, dhe veçanërisht nëse e vizitoni dikë në spital.
Problemi është se prindërit e kanë çuar çështjen e pastërtisë shumë larg.

Shkenca e re tregon se largimi i organizmave të vegjël të quajtur mikrobe me pastruesit e duarve, me sapunët anti-bakterial dhe dozave liberale të antibiotiqeve është duke pasur efekt të thellë negativ në sistemin imunitar të fëmijëve tanë, – thotë mikrobiologia Marie-Claire Arrieta, bashkëautore e një libri të ri të quajtur “Lërini të hanë dhe t’i shpëtojmë fëmijët tanë nga një botë e mbi-pastruar.”

Arrieta, e cila është profesoreshë në Universitetin e Kalgarit, së bashku me bashkëautorin e saj, mikrobiologen Brett Finlay, thonë se fëmijët tanë po i rrisëm në një mjedis më të pastër, më hiper-higjienik se kurdoherë.
Ata thonë se pastërtia e tepruar, ashtu si po bëjmë ne, po kontribon në shfaqjen e një sërë gjendjesh kronike, që ndryshojnë nga alergjitë e thjeshta e deri në obezitet.

Ka kohë që kei dëgjuar se mbipërdorimi i antibiotiqeve mund të çojë në shfaqjen e infeksioneve rezistente ndaj bakterieve nëpër spitale, diçka që e asocojmë me më të moshuarit dhe njerëzit e tjerë me imunitet të dobësuar.

Por, implikimet janë shumë më thella e më të gjëra se kaq. Atëherë, çfarë është lidhja mes mikrobeve dhe zhvillimit të sistemit imunitar në fëmijëri?
Kur lindim, nuk kemi asnjë mikrob. Sistemi ynë imunitar është i pazhvilluar. Por, sapo mikrobet shfaqen, ata e nisin punën e sisemit tonë imunitar për së mbari. Pa mikrobe, sistemi ynë imunitar nuk mund t’i lu*ftojë infeksionet.

Për shembull, studimet tregojnë se fëmijët që rritet në mjedise rurale, kanë shumë më pak gjasa të zhvillojnë asmë.
Sigurisht që nuk mund të gjithë të shpërngulemi në një fermë, por ajo qe sugjerohet është të jetuarit në një mjedis që nuk është i mbipastruar është më mirë.

Përveç kësaj, studimet tregojnë se pastrimi i gjithçkaje që prek gojën e fëmijës, i rrit gjasat për astmë. Krejt kjo e nxjerr në pah faktin që po jetojmë tepër pastër, deri në një pikë që nuk është e dobishme.
Higjiena është jetike për shëndetin tonë. Nuk duhet të ndalojmë së lari duart, por duhet të dijmë kur dhe si duhet të bëhet kjo.
Kur e gjeni fëmijën duke lozur me dhe në kopësht, nuk ka nevojë ta pastroni menjëherë. Duhet të ruhet baraspesha mes parandalimit të infeksionit, dhe ekspozimit ndaj mikrobeve që janë të dobishme.