Edhe një deputete e AAK’së në seancën ku do të votohet për president


Deputetja e AAK’së, Albena Reshitaj po merr pjesë në seancën e thirrur për zgjedhjen e presidentit të vendit.
Ajo ka vepruar ndryshe nga pjesa tjetër e partisë së saj.
Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka thënë se deputetë të kësaj partie s’do të marrin pjesë në zgjedhjen e presidentit të vendit.

“Ne jemi kundër koncentrimit të pushtetit te një person apo parti politike, sepse kjo i bën d*ëm demokracisë në dobi të vendosjes së autoritarizmit”, thotë Haradinaj.
“Andaj, deputetët e Aleancës, nuk do të marrin pjesë në seancën e thirrur të Kuvendit për votimin e Presidentit”, shtoi ai.
Më herët gjatë ditës Reshitaj tha se duhet të ketë stabilitet institucional në vend.
“Vetëm një stabilitet politik e institucional garanton një shëndetësi efikase, zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, prespektivë e mirëqenie më të mirë për të gjithë qytetarët e vendit”, kishte thënë ajo.