Deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje u është bërë thirrje që të mblidhen në Prishtinë për seancën e zgjedhjes së presidentit që pritet të mbahet pasditen e sotme. Këtë në kushte anonimiteti për media e konfirmoi një deputet i VV-së.
I njëjti tha se për shkak se ende nuk ka asgjë zyrtare nuk mund ta konfirmoj veçse shtoi se nga partia janë thirr që të jenë të gjithë në Prishtinë.
Kujtojmë se Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet në ora 14:30 me nënkryetarët e partive dhe shefat e grupeve parlamentare.
Klan Kosova jozytarisht mëson se seanca për zgjedhjen e presidentit pritet të mbahet në orën 18:00./KlanKosova