Vala më e fuqishme e Kovid-19, rritet numri i të sëmurëve, i të hospitalizuarve dhe i të vd*ekurve, të respektohen masat.
Po rritet numri i sëmurëve me Kovid-19, i hospitalizuarve dhe i vd*ekurve. Sipas të dhënave të publikuara dje nga Instituti i Shëndetit Publik, janë regjistruar 1.320 raste të reja me Kovid-19, kanë vd*ekur 50, ndërsa janë shëruar 457 pacientë.
Në repartet infektive në vend trajtohen gjithsej 1720 pacientë pozitivë dhe të dy*shuar me koronavirus, nga të cilët 686 janë në Shkup.
Kryeministri, Zoran Zaev edhe njëherë bëri thirrje që qytetarët të vaksinohen kundër Kovid-19. Kjo, tha, është punë e rëndësishme sepse vetëm në atë mënyrë do ta mbrojmë shëndetin tone dhe do ta mposhtim pandeminë.
Deri më tani, theksoi Zaev, vaksinimi po rrjedhë sipas dinamikës së paraparë, por, siç u informua nga ministri Filipçe, 20 për qind e qytetarëve të paraqitur më të moshuar nuk kanë dalë nëpër pika.
Kryeministri e kumtoi edhe dinamikën e arritjes së sasive të tjera të vaksinave në prill dhe në maj.
“Sipas shkrimit të fundit që e kemi, deri në fund të prillit do të arrijnë 200.000, të gjitha si sasi e plotë. Nuk do të arrijnë sit ë tjerat nga tre, tetë, 20 apo siç janë paralajmëruar. Unë edhe njëherë të them se filloi tremujori I dytë, ndërsa në tremujorin e dytë ja edhe ‘Pfizer’ I paralajmëroi 80.000 vaksina se do të arrijnë. Ato do të ndahen në javë apo në dhjetë ditë, siç do t vijnë. Këtë muaj do të arrijnë vaksinat nga BE-ja.
Nga 651.000 për Ballkanin Perëndimor, diku rreth 100.000 janë për ne dhe I presim 20.000 apo 25.000 të parat të arrijnë në prill, e më pas presim në çdo 15 ditë të arrijnë. Sasitë e ardhshme të vaksinës Sputnik I presim gjithashtu të arrijnë në prill. Edhe një sasi deri 100.800 vaksina presim të na arrijnë nga Mekanizmi Covax. Arritën 24.000, do të thotë 76.800 I presim deri në fund të prillit. Të gjitha këto 78.100 një pjesë e madhe tashmë normalisht janë shfrytëzuar për punonjësit tanë shëndetësorë të cilët deri më tani u vaksinuan. Të gjitha këto vaksina na japin të drejtë të besojmë për vazhdimësi komplete”, tha Zaev pas lëshimit në përdorim të spitalit modular në Prilep.
Ai përkujtoi se salla “Boris Trajkovski” në Shkup tashmë po përgatitet për vaksinim masiv.
“Ajo që befason dhe na dhemb është që të gjithë të paraqiturit, përkatësisht ata që janë mbi 75, 77 vjeç janë të sëmurë kronikë, 20 për qind nuk u paraqitën nëpër pika. Bëj thirrje të paraqiten të gjithë, ta marrin vaksinën, kjo është punë e rëndësishme, vetëm në këtë mënyrë do ta mbrojmë shëndetin tone, vetëm në këtë mënyrë do ta mposhtim pandeminë”, theksoi kryeministri.
Zaev edhe njëherë shprehi kënaqësi nga mbështetja serbe.
“Kjo ishte me rëndësi dhe posaçërisht isha mirënjohës për intervenimin e presidentit Vuçiq dhe kryesisë serbe, ndërsa me atë edhe të popullit serb, normalisht, që mu tani I japin këto sasi dy here nga 20.000 vaksina në mënyrë që kur të fillojmë me 24.000 ‘Astra Zeneca” që fundjavën e kaluar arritën të bëjmë vazhdimësi komplete pa kurrfarë pengesash”, tha Zaev.
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe përsëriti se tani për tani nuk ka nevojë të vendosen masa shtrënguese shtesë për shkak të pandemisë Kovid. Sipas tij, nuk ka shenja se ekziston rre*ziku i ndonjë rritje shp*ërthyese, e cila do të ishte një shenjë që masa të tilla duhet të vendosen.
Theksoi se për festat e ardhshme fetare së pari do të bisedojmë dhe do të shohim nëse Komisioni për Sëmundje Infektive do të rekomandojë masa të reja. Gjatë festave të vitit të kaluar ka pasur masa më të ash*pra, por thelbi është në respektimin e masave tashmë ekzistuese.
“Ne kemi masa të balancuara, ndërsa kemi zbatuar rezultate nga disa vende të cilat kishin masa më së ash*pra, por edhe krahas asaj u përballën me valë të fuqishme. Ashtu për shembull në vendet e Evropës së Mesme edhe pse nuk kanë punuar as restoranet, as dyqanet, kishte numër të madh të pacientëve, që do të thotë se virusi nuk i kursen as ato vende më tutje.
Ato vende të cilat vendosën orë policore dhe karantinë më të ash*pra se tonat, prejse u paraqit vala sërish nuk dhanë një restriksion mesatar, i kombinuar me përgjegjësi individuale”, theksoi Filipçe.
“Përballemi me pikun e valës më të fuezultate, ndërsa atje ka rekomandime përderisa respektohen nuk do të ketë problem. Një numri të madh të pacientëve u nevojitet mbrojtje shëndetësore përkatëse për të cilën kemi konsultim të plotë dhe koordinim me drejtorët e të gjitha spitaleve në shtet. Ka numër të mjaftueshëm të shtretërve spitalor dhe çdo pacient do ta marrë mbrojtjen shëndetësore përkatëse”, vërtetoi Filipçe.
Shtoi se pret që autoritetet shëndetësore serbe ta dërgojnë listën elektronike për të gjithë qytetarët të cilët në periudhën e fundit janë vaksinuar në Serbi, ndërsa me dozën e dytë do të vaksinohen në vendin tonë.
Ministri përsëriti se do të pritet qëndrimi zyrtar i Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA) për “AstraZeneca”, dhe ndërkohë, vazhdon imunizimi i kategorive të moshuar të qytetarëve me këtë vaksinë.