RMV, të hënën në “Boris Trajkovski” do të fillojë vaksinimi masiv, Filipçe tregoi grupet e qytetarëve që do të vaksinohen fillimisht


Në sallën e sporteve “Boris Trajkovski” në Shkup, planifikohet vaksinimi masiv i qytetarëve kundër virusit korona, ku planifikohet ditën e parë rë vaksinohen afër 3 mijë qytetarë.
“Po përfundojnë përgatitjet për në sallën “Boris Trajkovski”, që do të jetë një pikë për vaksinimin masiv. Procesi do të fillojë të hënën”, deklaroi ministri i shëndetësisë, Venko FIlipçe.

Ministri sqaroi se tashmë janë bërë listat për vaksinim, ku përfshihen njerëzit që punojnë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ushtri, gazetarët dhe punonjësit e Qytetit të Shkupit, duke theksuar që përparësi kanë personat me sëmundje kronike.
Në ditë janë të parapara rreth 3 mijë termine për vaksinim, duke paralajmëruar që mesatarisht çdo ditë do të vaksinohen 4 mijë qytetarë, ndërsa së shpejti numri do të arrijë në 7 mijë.