Infermierja që u kr*itikua nga qytetarët se pse i dha kryeministrit Albin Kurti, vaksinën kundër COVID-19, ka folur së fundi duke treguar edhe arsyen pse e ka bërë një të tillë.
Në Kosovë këtë javë ka filluar vaksinimi kundër COVID-19.
I pari që e mori, ishte kryeministri Albin Kurti. Kurse e para që e dha këtë vaksinë, ishte infermierja Valbona Visoka.
Gjatë dhënies së vaksinës Astra Zeneca tek Kurti, Visoka ka qenë pa doreza dhe për këtë është komentuar shumë në rrjete sociale.
Lidhur me këtë Visoka ka dhënë një përgjigje duke treguar edhe arsyen.
“Të gjithë infermierët jemi trajnuar nga IKSHPK dhe është marrë vendim nga ky institucion që aplikimi i vaksinës të bëhet pa dorëza. Duart lahen me sapun dhe thahen shumë shpejtë. Pa dorëza është shumë lehtë të administrohet vaksina”, ka thënë ajo.
Më poshtë intervista e saj.