Vd*es gazetari i njohur shqiptar

Ndërron jetë në moshën 74 vjeçare gazetari Anton Sereçi. Sereçi ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit.
Ai ishte i shtruar prej disa ditësh në Klinikën Infektive në Shkup, por sërish nuk arriti ta përballojë sëmundjen. Anton Marku Sereçi lindi më 22 .12.1947. Ai rrjedh prej një familjeje atdhetare, dhe të përndjekur nga regjimi komunist jugosllav.

Sereçi është shkolluar në Shkup ku dhe e kaloi gjithë jetën e tij. Fillimet e karrierës në radio i nisi në vitin 1971 si bashkëpuntorë në redaksinë e sportit. Me emisionet e tij ka kontribuar ne afirmimin e sportit dhe sportistëve shqiptar në Maqedonimë e Veriut dhe jo vetëm.

Gjatë viteve 1995- 1997 Sereçi ushtroi postin e kryeredaktorit në Radio Shkup, ndërsa në vitet 1991- 2002 ishte drejtor i programit të dytë në radion maqedonase.
Anton Sereçi ishte një ndër përfaqësuesit më të denjë të komunitetit katolik në Shkup, ku dha një kontribut të madh në afirmimin e këtij komuniteteti dhe me këmbëngulje luftoi te gjithë ata që deshën ta përvetësojnë prejardhjen shqiptare të Gonxhe Bojaxhiut- Nënës Terezë.