Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur dje rreth orës 15 e 30 në rrugën lokale mes fshatit Moshtica dhe Makedonska Kamenica, transmeton Portalb.mk.
Në aksidentin rrugor janë përfshirë një motoçiklist të vozitur nga një djalosh 16-vjeçar nga fshati Sasa dhe një veturë e tipit “Polo” të vozitur nga 21-vjeçari D.M. nga fshati Todorovci.
Nga aksidenti 16-vjeçari ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në Klinikën “Nënë Tereza” për mjekim.
Nga policia njoftojnë se është kryer ekspertizë në vendngjarje.