Filipçe ka një kërkesë për ata që vaksinohen


Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka bërë thirrje deri te qytetarët të cilët do të vaksinohen, që dokumentin e pajtueshmërisë ta mbushin duke e marrë nga ueb faqja e https://kovid19vakcinacija.mk/izjava-za-soglasnost/.
Siç thotë Filipçe duke e mbushur këtë dokument online, do të largohen rrëmujat dhe pritjet në pikat e vaksinimit.

“Ju inkurajoj të gjithëve që keni mundësi, ta merrni dhe ta plotësoni dokumentin para se të arrini në terminin caktuar, me qëllim që t’ju ikim rrëmujave dhe pritjeve”, porositi Filipçe.
Ndërkaq dje ka filluar vaksinimi masiv në vendy me imunizimin e qytetarëve mbi 70-vjeç. Vaksinimi realizohet me Astrazeneca, dhe e e njëjta nuk do t’u jepet qytetarëve nën moshën 60-vjeçare.