Bedri Ajdari: Të premten të pro*testojmë masivisht


U dë*nua edhe një pro*testues nga pro*testa e fundit për rastin “Monstra”. Bëhet fjalë për Betim Kasamin, i cili është dë*nuar me bu*rg prej tetë muaj për ngjarjet e dhu*nshme të 26 shkurtit.
Në anën tjetër, më 2 prill paralajmërohen pro*testa të reja, për siç thuhet, rastet e mo*ntuara ndaj shqiptarëve. Organizatori Bedri Ajdari deklaroi se dë*nimet drakonike për njerëz të pafajshëm si dhe dë*nimet selektive dhe me standade të dyfishta, janë shkaqet që i shtyjnë ata të pro*testojnë. Me këtë rast Ajdari bëri thirrje për pro*testë të qetë.

Bedri Ajdari, organizator i pro*testës
“Ne vazhdimisht ftojmë në pro*testa paqësore, sepse mesazhi është më i fuqishëm se ndonjë g*urë që do të hedhë ndonjë pro*testues, pro*testues i cili provokohet nga policia. Ne vazhdimisht do të pro*tesojmë dhe jemi duke analizuar pro*testat e mëhershme se si mund t’i bëjmë më paqësore dhe më largë gjuajtëse dmth kjo letër shkon më lartë se sa një gurë”.

Përndryshe, pro*testën e së premtes kanë paralajmëruar se do ta përkrahin edhe lëvizje dhe organizata qytetare.
Krenar Osmani, Lëvizja “Boll më” tha se t’i përkrahin pro*testat derisa shqiptarët të fitojnë lirinë. Ndërkaq, shtoi se të gjithë e dijnë se policia ishte ajo që provokoi dhe filloi dhu*nën e para dhe nga pala e tyre nuk ka të dë*nuar. Po ashtu tha se tradicionalisht të dë*nuar janë vetëm shqiptarët.

Krenar Osmani, Lëvizja “Boll më”
“I kemi të freskëta gjithashtu edhe ngjarjet e fundit, imazhet e dj*egies së pronës së shqiptarëve në Gjorçe. I kemi të freskëta gjithashtu faktet e shk*atërrimit të mbjellave të bujqëve shqiptarë të Shkupit. I kemi të fresktëa në memorien tonë edhe dj*egien e pronave në Veles, Prilep, Manastir… gjithashtu edhe xhamive. I kemi të freskëta imazhet dhe videon e te*rrorit që u zhvillua të familjes shqiptare në Radishan. Sa nga këta vandal, sa nga këta te*rrorist, sa nga këta kr*iminel u dë*nuan. As edhe një i vetëm”.

Përndryshe, më herët edhe tre persona u dë*nuan me nga një vit b*urg secili, si pjesmarrës në pro*testën e “Monstrës”, ndërsa për dy të tjerë po vazhdon procesi gjyqsorë.
Pr*otesta e fundit u mbajt më 26 shkurt, ku për shkak të kordonit policor të vendosur pranë qendrës tregtare “Mavrovësja” dhe moslejimi që protestuesit të arrijnë tek Qeevria, bëri që situate të dalë nga kontrolla dhe të ketë edhe të lë*nduar si dhe dë*me materiale.