94 vjeçarja Magbule Poloska është ndër të parat që u vaksinua kundër Kovid me vaksinën Astra&Zeneca. Për vaksinim ishte paraqitur dy muaj më parë përmes mjekut amë.
Në ora 8:40 u desh të vijë ta marr vaksinën. Mirë u ndjeva, fare mirë nuk ndjeva asgjë. Të vaksinohen të gjithë që kanë nevojë, vaksinimi është diçka e mirë, mbron shëndetin e njerëzve. Duhet të shkojmë tek mjeku, aty të kërkojmë zgjidhje në medicinë. Unë jam e kënaqur nga medicina, dhe aty besoj, tjetërkund nuk kërkoj ndihmë-tha Magbule Poloska, qytetare 94 vjeçare.
Ndërkohë Sotir Keleshovski ka qenë i pari sot në poliklinikën Bukuresht që e ka pranuar dozën fillestare të Astra&Zeneca. Ai është 85 vjeç, ndërkaq thotë se ka shprehur interesim për tu vaksinuar që nga fillimi i regjistrimit të qytetarëve për imunizim.
Ndjehem shkëlqyeshëm. Jam i kënaqur nga pranimi i vaksinës. Unë kam 85 vite dhe ndjehem shumë mirë. Ju rekomandoj të gjithëve të vaksinohen të mos frikësohen nga vaksina. Mendoj se do jetë shumë lehtë për të gjithë nëse vaksinohemi. Edhe pse jemi në moshë, ne duam të jetojmë, çdo kush dëshiron të jetojë- tha Sotir Keleshovski, qytetar 85 vjeçar.
Termini im është në 9:40 ndërkaq e bashkëshortes sime në 13:30. Ne u paraqitëm për vaksinim shumë herët, ishim ndër të parët, prandaj dhe terminin e mora për shumë herët. Në mënyrë elektronike, djali na paraqiti, ndërkaq mjeku amë na thirri për vaksinim”.
Terminet janë caktuar në çdo dhjetë minuta me qëllim që të mos ketë grumbullim të qytetarëve. Pas pranimit të vaksinës, qytetarët duhet të pushojnë për dhjetë minuta.
Në këtë pikë vaksinimi sot pritet të vaksinohen rreth 140-150 qytetarë në të dyja ndërrimet. Punojmë nga 8:00 e mëngjesit deri në 20:00 të mbrëmjes- deklaroi SINKRON – Sanja Cilovska Mlladenovska, Mjeke në pikën e vaksinimit në poliklinikën “Bukuresht”.
Përmes “Termini Im” deri tani janë caktuar 9577 termine, ku 5976 janë qytetarë mbi 77 vjeç.