Dy lehona kanë ndërruar jetë nga Covid-19, një foshnjë në gjendje kritike!


Dy lehona kanë nderuar jetë për shkak të komplikimeve nga virusi korona pasi që paraprakisht kanë lindur në KGJA në Shkup, konfirmojnë për TV21 nga kjo klinikë. Njëra lehonë është dërguar në Klinikën infektive ndërsa më pas në KARIL për shkak të përkeqësimit të gjendjes. Pacientja tjetër në gjendje të rëndë, me temperaturë të lartë ka lindur në datë 10 mars ndërsa më 14 mars është dërguar në “8 shtatori” për shkak se shpejtë i është përkeqësuar gjendja. Njëra foshnjë është lindur para kohe, përkatësisht në javën e 30, ndërsa tani është vendosur në respiratorë dhe mjekët luftojnë për jetën. Për të dyja këta janë fëmijët e dytë.